RDK: Politika inspektues, ndëshkon bizneset e vogla në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj politikës shkatërrimtare ndaj bizneseve të vogla në qytetin e Gostivarit, trend i cili tashmë është i njohur për pronarët e bizneseve të vogla nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në prill 2013, thuhet në kumtesën e kësaj partie. 

Në reagimin e saj, RDK-ja, thotë se “nuk mjaftoi që para disa muajve në Gostivar u mbyllën 30 lokale, biznese të vogla me dënime me shumë të madhe parash 2.000 deri 5.000 euro dhe mbyllje disa mujore për gabime të vogla të cilat ishin të porositura si kërcënim për qytetarët si element për ti frikësuar gjatë zgjedhjeve, vetëm të mërkurën u mbyllën 21 lokale dhe të enjten vazhdojnë me të njëjtin ritëm”.

Sipas RDK-së, ekipet e ekspeditës së inspektorëve të DAP-it , inspektorateve të tregut, inspektoratit të punës, inspekcionit sanitar dhe të institucioneve tjera të cilët me urdhëratë e shefave të tyre dhe me urdhëresë të listave të përgatitura paraprakisht nga partia në pushtet, në komunën e Gostivarit mbyllin lokalet e bizneseve të vogla, personave të cilat nuk janë anëtar të BDI-së, ndërsa personat pronarë të bizneseve të vogla të cilët janë anëtarë të BDI-së kanë qenë të paralajmëruar për këtë ekspeditë dënuese e shkatërruese.

RDK bën thirrje qeverisë VMRO-BDI të vetëdijesohet që të ndali politikat e arshinëve të ndryshme dhe të ndali diskriminimin shkatërrues të bizneset, të cilat në instancë të fundit do i kthehen si bumerang kësaj qeverie sepse me mbylljen dhe gjobitjen e bizneseve do të zvogëlohet numri i tatim paguesve dhe do rritet numri i të papunëve dhe do të shtohet varfëria ekstreme.

Nëse këto politika janë politikat e “çlirimit të Gostivarit” që propagandohej nga zyrtarë lokal të BDI-së, qytetarët e Gostivarit tashmë e kanë të qartë se bëhet fjalë për shkatërrimin ekonomik dhe social të tyre nga një politikë despotiste dhe skajshmërisht revanshiste”, thuhet ne reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button