Mjekët-specializant ankohen se u janë shkelur të drejtat e punëtorit

Me propozim ndryshimet e reja, në ligjin për mbrojtje shëndetësore janë shkelur të drejtat tona të punëtorëve dhe jemi të diskriminuar thonë një pjesë e specializantëve të ri. Në prag të mbledhjes së nesërme të Kuvendit ku në rend dite do të jetë plotësimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore, specializantët apelojnë të merren parasysh kërkesat e tyre. Ata dorëzuan peticion në Kuvend, të cilën e mbështetën 350 mjek të ri. Ata ankohen se punojnë 8 orë me orar të plotë dhe një herë në javë kanë kujdestari 24 orëshe, pandërprerë, për çka nuk marrin asnjë denarë, njofton Alsat M.

“Ne nuk kërkojmë as më pak e as më shumë se sa që e meritojmë e ajo është zgjidhja e statusit të specializantëve. Për specializantët privat kompensim në para, ndërsa për ato shtetëror zgjidhje e kambialit që është nënshkruar”, tha Aleksandar Milosavljeviq- specializant në klinikën e kardiologjisë.

Specializantët ankohen edhe për ndryshimet me të cilat humb specializimi në rast të pushimit më të gjatë mjekësor, ose dy shtatzëni patologjike njëra pas tjetrës. Ata kërkojnë edhe anulimin e video regjistrimit të provimeve që planifikohet të transmetohet në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button