Venizelos: Zgjerimi nuk është midis prioriteteve të kryesimit grek me BE-në

Zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor, të cilat ishin në axhendën e Selanikut, nuk janë prioritet i kryesimit, në kuptim se ngjarjet po lëvizin, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos.

Zëvendëskryeministri grek foli për prioritetet e kryesimit grek me Unionin, i cili do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm, në seancën e përbashkët të komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe për punë të jashtme dhe për çështje evropiane.

Venizelos theksoi se dëshiron që fillimi i kryesimit grek të përputhet me hapjen e negociatave inkuadruese të Serbisë me BE-në.

“Kjo është shumë e rëndësishme që të theksohet roli grek lidhur me perspektivën euroatlantike te të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në masë shumë të madhe, kjo lidhet edhe me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai dhe përkujtoi në vizitën e tij dhe të Papuljasit në Tiranë.

“Kuptohet, kjo gjithashtu lidhet me Malin e Zi, e cila ka pozicion shumë të mirëlidhur me këtë proces, si dhe me problemet e pazgjidhura të cilat ekzistojnë lidhur me Maqedoninë dhe, kuptohet, lidhur me Kosovën, por atje prioriteti ynë është përfundimi i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të shohim se si do të ecin ato”. tha Venizelos.

Lajme të ngjashme

Back to top button