“Rrëshqitja” në tweet

[Recension: Më 2 shkurt Hani përsëri në Shkup]

Është plasuar informatë e pavërtetë, mirëpo gabimi është i paqëllimshëm. Gabimisht është kuptuar “tweet”-i i eurokomesarit për zgjerim për vizitën e tij të fundit në Shkup. “2”-shi i përdorur në këtë rast nuk e paraqet datën konkrete. Kjo do të thotë se Johanes Hani nuk vjen në Shkup më 2 shkurt, siç thuhet në këtë lajm.
111Linku deri te artikulli origjinal: На 2 февруари Хан повторно во Скопје

Data dhe koha e publikimit: 21.01.2016

Data e recensionit: 23.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“2”-SHI NUK ËSHTË DATË POR “PËR TA”

Artikulli ka “rrëshqitur” dhe është shembull klasik për mosnjohje dhe kuptim të dobët të mjeteve të reja të komunikimit. “Twitter”-i është rrjet social në internet që u mundëson shfrytëzuesve të dërgojnë dhe të lexojnë porosi të shkurta, të ashtuquajtura tweet-e, të cilat nuk mund të jenë më të gjata se 140 karaktere. Mu për shkak të këtij kufizimi, i ashtuquajturi fjalor i Twitter-it shfrytëzon shkurtesa dhe akronime me të cilat në mënyrë të shkurtër dërgohet porosia. Në këtë rast bëhet fjalë për tweet të Johanes Hanit, i cili duke e paralajmëruar vizitën e tij në Maqedoni në shkurt, e shfrytëzon shifrën “2”, mirëpo jo që të thotë se planifikon vizitë më 2 shkurt, por se “do ta”shqyrtojë përparimin në përgatitjen e zgjedhjeve.

22222

Pas hutisë iniciale, në të cilën, përveç kësaj medieje “ranë” edhe medie të tjera, arriti sqarim nga Komisioni Evropian, të cilin e transmetoi MIA:

“Nga Komisioni Evropian konfirmojnë se kjo nuk është ashtu dhe se vizita e Hanit në Maqedoni do të realizohet diku në mes të shkurtit. – Postimi i një lajmi në “Twitter” është i kufizuar në 140 shkronja dhe për këtë arsye numri “2” vendoset në vend të “to” që në anglisht do të thotë “për të” dhe numri “4” në vend të “for” (“për” në shqip) me qëllim që të kursehet hapësira. Prandaj, porosia e komisarit Han duhet të kuptohet se ai vjen në shkurt PËR TA (“2”, “to”) përshpejtuar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve… komentoi i befasuar një burim nga Eurokomisioni për MIA-n, duke insistuar anonimitet.”

Me të vërtetë, gazetarët duhet të jenë në hap me risitë teknologjike që të mos bëhen gabime të këtilla. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button