Shaq Attack luan basketboll me fëmijët, në lagje (VIDEO)

Ish asi i Miami Heat dhe disa skuadrave tjera të mëdha të NBA, Shaquille O’Neal ka befasuar fëmijët e një lagje kur u është bashkuar në një ndeshje që po zhvillonin në rrugë.

Në fakt gjithçka ka nisur nga një thirrje telefonike drejtuar policisë nga qytetarët që kalonin në një nga rrugët e Floridas dhe pengoheshin nga fëmijët që luanin në rrugë.

Por në vend se t’i ndalonte, polici luajti pak me ta dhe premtoi se do të kthehej me përforcime nga departamenti i policisë së Gainesville.

Dhe këtë gjë e bëri vërtetë, por ndryshe nga ç’pritej, pasi ai me vete kishte marrë një nga yjet më të mëdhenj të NBA – në histori – Shaquille O’Neal, i njohur edhe si Shaq Attack.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button