HRW me kritika ndaj Kosovës

Human Rights Watch në raportin botëror 2016 të publikuar sot vlerëson se të drejtat e njeriut janë çelës për të ardhmen evropiane.

Në raportin e ri të HRW-së vihet theksi tek problemi i rrugëve transite të Ballkanit Perëndimor që po shfrytëzohen nga emigrantët për të kaluar në vendet  tjera evropiane. Sipas kësaj organizate me këtë rast po shfaqet nivel i lartë të abuzimit me të drejtat e njeriut.

Raporti paraqet shqetësimin mbi të drejtat e  njeriut, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë ku përmendet edhe  diskriminimi i pakicave, posaçërisht romëve, lufta kundër korrupsionit, e sidomos çështjen e  krimeve të luftës.

Në këtë dokument thuhet se ka pasur progres të pakët në llogaridhënien për krime lufte në gjykatat e të trija vendeve, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button