Specialja larg konstituimit

Bashkimi Evropian nuk ka shprehur pritjen që Gjykata Speciale të nisë së funksionuari brenda një kohe të shkurtër. Ka folur për shumë punë që duhet bërë, deri në konstituim, shkruan sot Koha Ditore.

Akoma nuk është finalizuar pakoja rregullative, mbi bazën e së cilës do të punohet në gjykatën që do të trajtojë krimet të cilat pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së në periudhën 1998-2000.

Nuk janë rekrutuar as gjyqtarë, as prokurorë dhe as staf tjetër mbështetës. Nuk është caktuar as buxheti për këtë gjykatë. E kur të gjitha këto të kryhen, do të ketë edhe një fazë tjetër para se të nisë zyrtarisht puna. Në Zyrën e BE-së në Prishtinë kanë shprehur pritjen që të gjitha punët të përmbyllen sivjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button