Lufta kundër terrorizmit në Francë, masa kundër ueb-faqeve propagandistike

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, njoftoi se që nga sulmet terroriste që përgjakën Parisin në janar të viti të kaluar kanë bllokuar qasjen në 283 faqe interneti që bënin propagandë për terrorizmin.

Cazeneuve në një fjalim në forumin e 8-të ndërkombëtarë të Sigurisë Kibernetike të mbajtur në qytetin Lille tha se: “Kemi bllokuar qasjen në 283 faqe interneti të cilat bënin propagandë terroriste fetare”.

Ministri francez gjithashtu ka njoftuar se edhe ndaj 90 personave kanë hapur hetime për arsyen se kanë lavdëruar sulmet terroriste sërish në faqet e internetit pas sulmeve të cilët shkaktuan vdekjen e 130 persona dhe plagosjen e 250 të tjerëve.

Cazeneuve ka theksuar se pas sulmeve në internet ata kanë përcaktuar se është kryer 1 mijë e 300 herë propagandë dhe lavdërime për terrorizmin.

Ligji i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme i cili ka hyrë në fuqi pas sulmeve terroriste pa patur një vendim gjykata apo të Ministrisë së Brendshme jep mundësinë për mbylljen e drejtpërdrejtë të faqeve dhe rrjeteve sociale që kanë përmbajtje me natyrë të kërcënimeve terroriste.

Me këtë ligj i cili është përballur edhe me reagimin e ashpër të shoqatave të të drejtave të njeriut, forcat e sigurisë pa patur nevojë për asnjë provë vetëm me arsyen e dyshimit mund të kryejnë kontrolle duke përfshirë edhe bizneset e avokatëve, gjyqtarëve, senatorëve dhe gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button