Tekst kakofonik prej fillimit deri në fund

[Recension: Kut i dyfishtë i opozitës: Në çfarë cilësie Zaevi priste shirita]

Teksti është kakofonik prej fillimit deri në fund. Kjo do të thotë se është i paharmonizuar, i ngatërruar dhe kaotik. Njëkohësisht, ai është jopërmbajtësor, jo objektiv, nuk ka deklaratë nga pala e sulmuar…

Zaev lenti skopje kumanovoLinku deri te artikulli origjinal: Kut i dyfishtë i opozitës: Në çfarë cilësie Zaevi priste shirita

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016, 21:54

Data e recensionit: 25.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

JO ZAEVI, POR ZHERNOVSKI E KA PRERË SHIRITIN

Artikulli bën krahasim ndërmjet Zaevit dhe njeriut të parë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas shkrimeve në media se ish-kryeministri akoma sillet si njeri i parë i Qeverisë. Teksti në asnjë moment nuk e problematizon sjelljen e Gruevskit, pro e kritikon sjelljen e Zaevit.

Vetë titulli, “Kut i dyfishtë i opozitës: Në çfarë cilësie Zaevi priste shirita”,  është i pavërtetë.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, nuk ka prerë shirit në hapjen e çerdhes së fëmijëve “Koço Racin” më 28 tetor 2015, por vetëm ka marrë pjesë si mysafir. Atëherë mediet informuan se në manifestimin solemn:

“…morën pjesë kryetari i komunës Qendërs, Andrej Zhernovski, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, prindër, ambasadorë, politikanë, këshilltarë, deputetë…”

E në video-inçizimin nga ngjarja (minuta 0:14) shihet se shiritin e ka prerë kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Në fakt, edhe në fotografitë me të cilat është ilustruar artikulli që e recensojmë mund të shihet se Zaevi është në publik.

Në këtë publikim, poashtu konstatohet se

“Nuk ka përgjigje as se në çfarë cilëse, Zaevi përveç në Qendër mori pjesë edhe në promovimin e projekteve të tjera në Kumanovë. Është e qartë se, kur bëhet fjalë për Zaevin, prerja e shiritave nuk vlen.”

Mirëpo, në arkivin e medieve nuk mund të gjendet ndonjë inçizim ku mund të shihet se Zaevi e ka prerë shiritin për ndonjë projekt në Kumanovë. Një tekst korrekt do të përfshinte edhe deklaratë nga Zaevi ose nga LSDM-ja, mirëpo kjo nuk është bërë këtu. Prandaj, shikuar në tërësi, lexuesve u është ofruar një produkt joprofesional gazetaresk, ku është zhvendosur barazpesha e vërtetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button