Janeva: Për punën që kemi mjaftojnë 10 prokurorë

Për ta mbaruar punën që e pret, Prokurorisë Publike Speciale i duhen 10 prokurorë, thonë nga kabineti i prokurores speciale Katica Janeva, në pyetjen e “Meta-s”, për deklaratën  e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski se Janeva ka shkarkuar dhe larguar nga puna dy prokurore nga ekipi i saj.

“Është konstatuar se puna që ka për të bërë kjo Prokurori Speciale, aktualisht mjaftojnë dhjetë prokurorë. Duke pasur parasysh faktin se Prokuroritë Publike prej ku vijnë prokurorët publik, të propozuar në Këshillin e Prokurorëve Publik, këta prokurorë t’i shpërndajë nëpër prokuroritë nga të cilat janë përzgjedhur nga kjo prokurori publike”, thuhet në përgjigjen në Prokurorinë Publike Speciale.

“Prokurorja Speciale, Katica Janeva, i ka shkarkuar dy prokurorë nga ekipi i saj”, deklaroi paraprakisht, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, pas mbarimit të seancës së sotme.

Ashtu siç tha Anevski, Janeva me iniciativën e saj i ka larguar, prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, njëkohësisht, sipas Anevskit, Janeva prokuroreve në fjalë u ka kërkuar që t’i kthejnë lëndët bashkë me argumentet, t’i pastrojnë dhe t’i lëshojnë zyrat dhe të shpërngulen te policët.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve.

Përndryshe, sot u mbajt seanca e Këshillit të Prokurorëve, ku anëtarët biseduan për punën e prokurores speciale Katica Janeva. Në seancë nuk ka ardhur prokurorja special Janeva.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, duhej të jepte llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale.

Fillimisht seanca u caktua për javën e kaluar, por për shkak se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë, u prolongua për 27 janar, ndërkaq dje u caktua për sot.

Kryetari i LSDM-së materialet i dorëzoi më 30 dhjetor të vitit 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button