Han: Me rëndësi është të ketë zgjedhje demokratike, jo se a do të marrin pjesë të gjithë!

“Ajo që është e rëndësishme për zgjedhjet në Maqedoni është të jenë fer dhe demokratike. Punojmë me OSBE-në dhe ajo do të dërgojë më shumë njerëz se sa zakonisht që ta vëzhgojnë, si fazën përgatitore, po ashtu edhe vet procesin në ditën e zgjedhjeve”, tha eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për të përjavshmen bullgare “Kapital”, e cila është publikuar më 22 janar të këtij viti, njofton Portalb.

“Marrëveshja mes opozitës dhe Gruevskit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni ka shumë elemente, ndërkaq zgjedhjet janë vetëm njëri nga ato. Një pjesë e atyre elementeve janë zbatuar, megjithëse në afatin e fundit të paraparë. Kuptohet, në kësi rasti të ndjeshëm, është mirë që të ketë konsensus kombëtar. Por, duhet të pranojmë se ajo mund të jetë e paarritshme. Në Turqi, për shembull, në zgjedhjet e fundit ka pasur 30 vëzhgues, ndërkaq në Maqedoni, në një shtet më të vogël, do të ketë 24. OSBE është gatshme t’i ndihmojë KSHZ-së së Maqedonisë, nëse ajo kërkon ndihmë. Prapë do të them, për ne është e rëndësishme që zgjedhjet të zbatohet në mënyrë fer, transparente dhe demokratike. Nuk është me rëndësi se a do të marrin pjesë të gjithë, me rëndësi është procesi kualitativ i zgjedhjeve. Në këtë bazë mund të bëjmë hapa të mëtutjeshëm”, shprehet Han. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button