Anevski: Janeva i ka shkarkuar dy prokurore nga ekipi i saj

“Prokurorja Speciale, Katica Janeva, i ka shkarkuar dy prokurorë nga ekipi i saj”, deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, pas mbarimit të seancës së sotme, njofton Portalb.

Ashtu siç tha Anevski, Janeva me iniciativën e saj i ka larguar, prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, njëkohësisht, sipas Anevskit, Janeva prokuroreve në fjalë u ka kërkuar që t’i kthejnë lëndët bashkë me argumentet, t’i pastrojnë dhe t’i lëshojnë zyrat dhe të shpërngulen te policët.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve.

“Dje kemi marr letër nga Prokuroria Speciale se dy prokuroret vet kanë kërkuar që të largohen për shkak të zvogëlimit të vëllimit të punës. Ju e dini që para disa muajve kemi diskutuar mu për numrin e prokurorëve publik, se a duhet të ketë më pak apo më shumë. Në lidhje me këtë çështje, Këshilli i Prokurorëve formoi komision prej tre anëtarëve të cilët duhet ta shqyrtojnë rastin në fjalë. Tani duhet që të sillet vendim për zvogëlimin e numrit të prokurorëve. Këto ditë do të kemi mbledhje në të cilën, përveç dy prokurorëve të shkarkuar do të jetë e thirrur edhe Janeva e cila do të jep sqarim për situatën në fjalë”, tha Anevski, njofton Portalb.

Përndryshe, sot u mbajt seanca e Këshillit të Prokurorëve, ku anëtarët biseduan për punën e prokurores speciale Katica Janeva. Në seancë nuk ka ardhur prokurorja special Janeva.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, duhej të jepte llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale.

Fillimisht seanca u caktua për javën e kaluar, por për shkak se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë, u prolongua për 27 janar, ndërkaq dje u caktua për sot.

Kryetari i LSDM-së materialet i dorëzoi më 30 dhjetor të vitit 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button