Këshilli i Prokurorëve do ta kontrollojë punën e prokurores speciale Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot do të duhet të jep llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.

Fillimisht seanca u caktua për javën e kaluar, por për shkak se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë, u prolongua për 27 janar, ndërkaq dje u caktua për sot.

Kryetari i LSDM-së materialet i dorëzoi më 30 dhjetor të vitit 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button