Serbia do t’i mbajë zgjedhjet e veta edhe në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ka deklaruar të hënën zyrtari i Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, duke folur gjatë qëndrimit në Ranillug, komunë kjo në Kosovë.
 
“Prishtina nuk ka arsye të hidhërohet për shkak se zgjedhjet do të mbahen këtu. Kjo nuk do të thotë se ne ata i detyrojmë të mbajnë qëndrime të ndryshme politike prej atyre që tashmë i kanë deklaruar dhe që janë të njohur, e me të cilat ne nuk pajtohemi”, ka thënë Gjuriq, raportojnë mediat serbe, transmeton sot Koha Ditore.
 
I pyetur nëse në Kosovë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale të Serbisë, Gjuriqi ka thënë se ato zgjedhje tashmë janë mbajtur sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe ka shtuar se si rezultat serbët kanë dhjetë kryetarë komunash në Kosovë, ndërsa pritet që të themelohet edhe Asociacioni i komunave serbe, që, sipas tij, “është i domosdoshëm që të mundësohet që serbët dhe shqiptarët të ecin përpara”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button