Nëse nuk mendon si pushteti, atëherë je me LSDM-në

[Recension: Аleksovi i MOST-it me qëndrime të njëjta si LSDM-ja]

Artikulli është komentues dhe i njëanshëm, nuk bazohet në fakte dhe përpiqet ta diskreditojë profesionalizmin e personit që gjendet në krye të Asociacionit për vëzhgimin e zgjedhjeve “Most”. Në të janë anashkaluar informata të caktuara që të bëhet spin dhe të krijohet një pasqyrë tjetër, e cila përputhet me qëndrimet e pushtetit.

Алексов од МОСТ со исти ставови како на СДСМ ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Аleksovi i MOST-it me qëndrime të njëjta si LSDM-ja

Data dhe koha e publikimit: 22.01. 2017,10:22

Data e recensionit: 24.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

DISKREDITIM

“Drejtor i asociacionit qytetar MOST apo zëdhënës i ri i LSDM-së? Darko Aleksovi këto ditë paraqitet me tezat e Zoran Zaevit, ndërsa nuk e kryen punën që e ka për detyrë.”

Që në nëntitull paralajmërohet se teksti ka për qëllim ta sulmojë dhe ta diskreditojë njeriun e parë të “Most”-it. Qëndrimet e Aleksovit janë të kundërta me ato që i ka pushteti, dhe prandaj, në artikull imponohet përfundimi se nëse ai nuk është me pushtetin, me siguri është me LSDM-në!

Në tekst jepet deklara e Aleksovit, në të cilën ai, duke i përkujtuar afatet e parapara me Marrëveshjen e Përzhinës dhe tejkalimin e tyre, thotë se afati kohor për pastrimin e plotë të listës zgjedhore është shumë i shkurtër. Deklarata e këtillë më pas komentohet pa fakte, ndërsa qëllimi kryesor është të diskreditohet profesonalizmi dhe pavarësia e kësaj organizate qytetare:

“Publiku që e dëgjoi këtë deklaratë me siguri mendoi se këto janë fjalët e Zoran Zaevit.”

Në tekst nuk theksohet as se kush e financon organizatën, e as që është bërë përpjekje që të konstatohet kjo. Mirëpo, për shkak të deklaratës së Aleksovit, e cila nuk përputhet me qëndrimet e pushtetit, ngritet çështja e financimit të organizatës qytetare dhe pa u mbështetur në fakte tentohet të imponohet mendimi se “është e financuar nga fondacioni i Sorosit”.

Në fund të artikullit theksohet se vetëm Zaevi dhe “Most”-i konsiderojnë se afati për pastrimin e listës zgjedhore është tepër i shkurtë, e nuk theksohet se edhe kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski, e ka mendimin e njëjtë, e as nuk përcillet dyshimet e eurodeputetit Riçard Hovit, i cili ishte ndërmjetësues gjatë arritjes së Marrëveshjes.

Teksti i përgatitur në këtë mënyrë, pa argumentim të qëndrueshëm dhe me të dhëna të anashkaluara, nuk i mundëson publikut që vetë të formojë qëndrim, që është në kundërshtim me standardet gazetareske. Është e qartë se me mënyrën e prezantimit dhe të komentimit të informatës qëllimi është të rënohet kredibiliteti profesional i njeriut të parë të “Most”-it dhe të prezantohen qëndrimet e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button