Së paku 57 të vdekur nga acari në Tajvan

Së paku 57 persona kanë vdekur në Tajvan, si pasojë e valës së të ftohtit, që ka kapluar Azinë Lindore, kanë njoftuar mediet.

Në Korenë e Jugut, mbi 60 mijë turistë mbetën të ngujuar, për shkak të anulimit të fluturimeve.

Pjesa më e madhe e të vdekurve në Tajvan janë persona të moshuar, të cilët vdiqën si pasojë e hipotermisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në veri të Tajvanit, gjatë fundjavës temperaturat ranë në katër gradë Celsius, ndërsa një numër i madh i amvisërive mbetën pa ngrohje qendrore.

Në Korenë e Jugut u anuluan mbi 500 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare, ndërsa temperaturat ranë në minus gjashtë gradë Celsius.

Vala e të ftohtit goditi edhe Hong Kongun, pjesët jugore të Kinës dhe Tajvanin.

Në Hong Kong temperatura ra në tri gradë Celsius, e që është temperatura më e ulët e regjistruar në gjashtë dekadat e fundit. Në Japoni u anuluan mbi 600 fluturime, e u raportua edhe për pesë të vdekur dhe mbi 100 të lënduar si pasojë e motit të ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button