Krahason Nicky Minaj me djallin

Këngëtarja Maria Carey foli rreth përvojës që pati si gjyqtare në “American Idol” dhe e bëri të qartë se ka qenë përvojë shumë e keqe.

“Sinqerisht, e urreja. Tani do t’ju tregoj pse. Unë isha gjyqtarja e parë që isha zgjedhur. Kam menduar se do të jemi vetëm tre gjyqtarë”, ka thënë Carey në një intervistë me Angie Martinez të “Hot 97”.

“E mora vesh që Randon Jackson do të ishte pjesë e panelit. E kam njohur atë njeri gjatë tërë jetës sime. Ishte në rregull për mua”.

 Ndërsa kur Martinez e pyeti se përse ka mendim negativ për Nicki Minaj, ajo tha: “Ishte si të punoje në ferr çdo ditë me djallin”. Mariah dhe Nicky janë grindur edhe gjatë emisionit direkt. Në një rast Nicki ishte zënë duke e mallkuar Marian në një regjistrim dhe thuhet se e ka kërcënuar me vdekje këngëtaren.

“A e dini çfarë më ka pëlqyer gjatë asaj kohe?- Konkurrentët”, tha ajo. Disa nga ata ishin shumë të mirë por ishte dëshpëruese fakti se ata nuk zgjidheshin sepse gjyqtarët nuk i merrnin ata në ekipet e tyre për arsye politike”.

Ndërkohë Mariah ka vazhduar sukseset e saj. Ajo sapo e ka lansuar këngën e saj të re “The Art of Letting Go”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button