Ramadani e fillon me humbje në Shqipëri

Ish-trajneri i FC Shkupi, Zekirija Ramadani nuk e ka nisur mbarë aventurën në Shqipëri, pasi skuadra e tij e re, Flamurtari I Vlorës ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Edhe pse skuadra e Ramadanit humbi 0:1 takimin e parë në Vlorë ndaj Tiranës, në ndeshjen e ardhshme të 17 shkurti, sipas Ramadanit çdo gjë është e hapur për teknikun.

“Përveç rezultatit, unë jam i kënaqur me lojën e treguar. Kishim vetëm dy javë në dispozicion. Në këtë kohë futën karakterin tim dhe kjo është e rëndësishme që të pranohet nga futbollistët. Mendoj se në dy javë përmirësuam shumë gjera dhe këtë e treguam në fushë”, kishte thënë Ramadani për “Supersport”.

Trajneri shkupjan përgëzoi edhe fitoren e kundërshtarëve të tij. “Tirana kishte vetëm një rast dhe arriti të shënoj. Për këtë i uroj fitoren”,-tha ai, ndërsa theksoi se shpreson t’i rikthehen lojtarët e lënduar. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button