Kush na mban sytë të shëndetshëm?

Sallata jeshile, spinaqi dhe lakra, së bashku me perime të pasura me nitrate si panxhari, e zvogëlojnë rrezikun nga glaukoma. Glaukoma është një gjendje që ndikon në shikim, pasi i bën presion syrit dhe për pasojë ka ndalimin e lëngut. Kjo mund të dëmtoi nervat optike, si dhe fibrat e nervave nga retina.

Mjekësia i njeh katër lloje glaukomash, të cilat janë mjaftë të hapura, në mesin e sëmundjeve optike. Studimi zbulon se, njerëzit që kanë dietë të pasur me nitrate, kanë nivele të ulëta të nivelit primar të këndit-hapës të glaukomës, një gjendje e rrallë që përfshinë presione akute dhe kronike të syrit.

Sipas zbulimeve del se, nitratet ose nitritet, janë pararendës për nitride okside, që është e mirë për presionin e gjakut. Dieta me nitrate, që kryesisht vjen nga zarzavatet me gjethe te gjelbra, kontribuon deri në 80 për qind, në marrjen e nitrateve, shkruan noa. Studimi i bërë me mbi 100 mijë njerëz, ka gjetur se ata që kanë pasur kësi lloj diete, kanë pasur shanse 30 për qind më të vogla, të kenë probleme me shikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button