New York heq ndalesat për udhëtime pasi gjendja pas stuhisë është stabilizuar

Nivelizohet situata e stuhise se bores ne shba

Autoritetet në New York kanë hequr ndalesat për të udhëtuar me makina pas stuhia masive ka nisur të zvogëlohet dhe të lëvizë drejt Oqeanit Atlantik.

Por në Uashington sistemi i metrosë do të mbetet i mbyllur edhe sot, ndërsa udhëtimi ajror atje po ashtu vazhdon të përballet me ndërprerje.

Rreth 7000 fluturime janë anuluar, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Së paku 18 persona janë raportuar të vdekur qysh të premten në SHBA, shumica e tyre në aksidente trafiku.

Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në 11 shtete, ku situata më e rëndë ka qenë në Virxhinian Perëndimore ku bora ka arritur në 103 centimetra.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button