Labinot Tahiri i rreket studimeve

Nuk është bërë asnjë vit i plotë që kur këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi pat deklaruar për mediat që e ka në plan vazhdimin e shkollimit të lartë. Dhe siç duket këngëtari i është përveshur punës në mësim.

Sipas asaj që ka deklaruar muaj më parë, Shkencat Politike dhe Diplomacia, është drejtimi që ai synon të studiojë. E kjo për faktin se sipas tij kjo është një mënyrë e mirë për ta ndihmuar popullin e tij.

Ndryshe këngëtari i njohur ferizajas, i cili njihet edhe për angazhimet e tij humane, studimet është duke i ndjekur në Kolegjin Fama, ku përveç tij është regjistruar edhe këngëtarja Violeta Kajtazi, e cila përmes faqes së saj zyrtare në ‘Facebook’ ka publikuar një foto ku shihet ajo bashkë me kolegun e saj në bufe të fakultetit.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button