Remenski: Padia ndaj Spasov për lëshime ligjore

“Zëvendës ministri ndihmës për punë dhe politikë sociale Dime Spasov ka dorëzuar padi para Gjykatës administrative duke kontestuar proceset administrative në shkarkimin e drejtorëve të institucioneve publike, qendrave ndërkomunale dhe qendrave për punë sociale”, ka thënë ministra për punë dhe politik sociale, Frosina Remenski, duke u përgjigjur në pyetjen se a ka dorëzuar padi penale kundër saj zv/ministri Dime Spasov.

“Ai ka harruar një gjë, të konsultojë KSHZ për çështjen e ndryshimeve kadrovike që i ka bërë ky ministër nga organizimi i zgjedhjeve ose mospërmbushja e obligimit ligjor me drejtorët e emëruar, të cilëve u ka kryer zgjedhjen për të bërë marrëveshje menaxheriale si detyrim ligjor. Për atë ka padi të ministrit për të. Bëhet fjalë për veprim jokompetent dhe lëshim të një procedure serioze ligjore, e cila mes drejtorit të emëruar dhe ministrit për punë dhe politikë sociale do t’i rregullon çështjet e të drejtave, obligimet dhe përgjëgjësitë në kryerjen e funksionit duhëheqës- drejtor”, ka theksuar Remenski.

Sipas saj, kjo deri më tani nuk është bërë, do të thotë ka zgjedhje të drejtorëve më 2014, më 2015, në momentin kur zvëvendës ministri ndihmës, atëherë në pozicionin ministër i ka zgjedhur.

“Ai ka lëshuar obligimin ligjor duke lënë hapësirë për veprim jo-ligjor të drejtorëve”, përfundoi Remenski./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button