In Memoriam për 194 viktimat e dy fatkeqësive ajrore të vitit 1993 në Maqedoni

Udhëtimi me aeroplan në distanca të largëta nga njëra anë është më i shpejtë dhe më efikas por nga ana tjetër është edhe më i rrezikshëm në raste fatkeqsisht të mundshme. Disa statistika të bëra nga agjenci dhe institucione relevante ndërkombëtare për fatkeqsitë ajrore dhe rrugore që bëhen në jetën e përditshme flasin se më shumë dhe më shpesh ndodhin fatkeqësi rrugore sesa ato ajrore. Me këtë dëshirohet të thuhet se komunikacioni ajror është më i sigurtë dhe më pak i ekspozuar në rreziqe sesa ai rrugor.

Por kjo thënie nuk vlenë për 194 viktimat e dy fatkeqsisve ajrore që ndodhën në Republikën e Maqedonisë më vitin 1993. Në këto dy tragjedi të mëdha që ndodhën në disatancë kohore prej tetë muajsh  jetën e humbën 194 persona shumica e konsiderueshme e të cilëve ishin shqiptar. Fatkeqsia e pare ajrore më 5 mars të vitit 1993 ka ndodhur në Shkup ku një Aeroplan i tipit Foker 100 i Aviokompanisë Palair Macedonia u rrëzua menjëher pas fluturimit nga aeroporti Petrovec. Në këtë tragjedi jetën e kanë humbur 89 udhëtarë.

Ndërsa në tragjedinë e dytë një Aeroplan i tipit Jak 40 më 20 nëntor të vitit 1993 në ora 23 e 45 minuta është përplasur për majën e një kodre në afërsi të aeroportit të Ohrit. Si pasojë e saj jetën e kanë humbur 115 persona që udhëtonin në relacionin Gjenevë Shkup. Dhe kur jemi te shkaqet dhe shkatarët e këtyre fatkeqësive me pasoja katastrofike apo kur jemi  te përcaktimi I fajsisë dhe përgjegjsisë nga organet kompetente hetimore nuk kemi asnjë fjalë të vetme që ishte obligim ligjor dhe moral i tyre që të tregojnë informacione për hetimet e bëra. Rrëzimi I avionit të pare në muajin mars të vitit 1993 në Shkup sipas disa informacioneve jozyrtare ka ndodhur për shkak të keqpërdorimeve që i kanë bërë autoritetet e atëhershme të Aeroportit të Shkupit lidhur me lëngun për spërkatjen e trupit të  Aeroplanit për ta ruajtur atë nga ngrirja. Kështu që në vend që Aeroplani Foker të spërkatet me një ton lëng kundër ngrirjes ai është spërkatur me 500 litra të këtij lëngu sepse 500 litra tjera janë përzier me ujë. Ndërsa edhe në një analizë të vetme të bërë për fatkeqsinë është shkruar se krahët e Aeroplanit kanë qenë të ngrira  që kanë shkatuar difektin dhe rënien e tij.

Për fatkeqsinë e dytë që ndodhi në afërsi të aeroportit të Ohrit autoritetet kompetente hetimore fajin për fatkeqsisnë u munduan tua hedhin pilotëve të cilët gjithashtu ishin viktima të kësaj fatkeqsie. Informacionet jozyrtare flasin se Aviokompania Avioimpeks që ishte aviokompani e vetme që gëzonte status të privilegjuar në vitin 1993 atëkohë i paska pasur borxhe Aeroporteve të Maqedonisë. Në çastin kur eroplani Jak ka tentuar që të bëj ulje në aeroportin e Ohrit autoritetet e Aeroportit nuk ia kanë ndriquar pistën për ulje të njëjtit. Gjat tentimit që të ngritet sërish në qiell Aeroplani 200 metra pa e tejkaluar majën e kodrës së Malit Trojan është përplasur për të.

Në këtë rast shumica dërmuese e udhëtarëve janë djegur shum pasiqë autoritetet e Maqedonisë atëkohë nuk kanë pasur në dispozicion mjete teknike që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes që ka qenë një terren shumë i vështirë dhe I papërshtashëm derisa në ndihmë nuk kanë ardhur përfaqsues të OKB-së apo të msionit UNPROR i cili atë kohë ka qenë I angazhuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në msion për ruajtjen e paqës në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button