Lagjet periferike në Tetovë, pa ndriçim publik

Në shumë lagje periferike të Tetovës, me muaji të tërë mungon ndriçimi publik. Nuk është e habitshme, nëse në pjesët periferike urbane, sheh, njerëz që dalin nga shtëpitë me ndonjë “fanar” të vogël, sa për të mos rënë në puestat e mbushura nga shiu. Rruga 168, ashtu si edhe shumë lagje të tjera në Tetovë, është  mbuluar nga teri. I vetmi ndriçim është reflektimi i dritave të veturave që ti merr sytë. 

Rrëfimet e banorëve tregojnë se prej muajsh nuk kanë ndriçim publik në lagjet e tyre. Ndriçimi publik bie në kompetenca të komunës, që edhe pas disa muajsh qeverisje e konsideron këtë një problem të trashëguar.

“Komuna e Tetovës është përpilues i procesit për ndriçim publik, në tërësinë e sajë. Në lagjet periferike, ndodhë që të ketë problem me ndriçimin publik, ne si komunë po bëjmë përpjekje që të rregullojmë këtë , që për ne paraqitet si një problem i trashëguar”, thotë Lume Hyeseini, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Beli Shefkiu, një banorë i Tetovës, thotë se, “Rruga 168”në këtë qytet, prej disa muajsh nuk ka ndriçim publik. 

Shefkiu, thotë se në këtë lagje  janë mbi 30 shtëpi që paguajmë rregullisht faturat e energjisë elektrike ku janë edhe të dhënat për ndriçimin publik. Në këtë lagje, thotë ai, lëvizin fëmijët e shkollës, të cilët kthehen në shtëpi në orët e mbrëmjes dhe kanë frikë nga qentë endacak, por edhe druajin nga njerëzit që nuk i njohin. Shefkiu i bashkohet apelit të banorëve të kësaj lagje për të rregulluar ndriçimin publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button