Ramadani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë politik

Njohësi i çështjeve politike Ismet Ramadani ka komentuar vendimin e shumicës parlamentare që të shpërbëjnë parlamentin. Sipas tij, ky është rast i vetëm në botë.

“Nuk ka bazë kushtetuese veprimi i deputetëve në parlament dhe nëse Gjykata Kushtetuese është çliruar pak nga ky pushtet do të miratonte një vendim me të cilin nuk do të pranonte këtë që ndodhi në parlament, mirëpo unë mendojë se ky ishte një vendim politik dhe e keqja këtu është se edhe vendimi politik është iracional, në fakt ndodh diçka e papritur, e përshpejtuar, për të irituar partitë opozitare dhe qytetarët, ndoshta ata mendojnë se kanë bërë ndonjë veprim të mirë për vete si parti politike, por ata në zgjedhje të ardhshme nëse vendosin të shkojnë vetë, atëherë siç thotë populli do të thyjnë qafën vetë”, deklaroi Ismet Ramadani për televizionin Alsat-M, njohës i çështjeve politike.

Qëndrimi i analistit Ismet Ramadani vjen një ditë pasi deputeti i partisë Lidhja Demokratike Pavle Trajanov dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shumicës parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit. Shpërndarja e Kuvendit u bë me nismën e partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI. Vendimi do të jetë i plotfuqishëm më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button