Dështon sërish Milani, veç barazim kundër Empolit (VIDEO)

Skuadra e Milanit ka arritur të nxjerr veç një barazim kundër Empoli, ndeshje që përfundoi me rezultat 2-2.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke rrezikuar shpesh portën e Rossonerëve, por në fund sfida përfundoi në paqe.

Pjesa e parë përfundoi 1 me 1, me golat Bacca për “Kuq e zinjtë”, ndërsa Zielinski për Empolin.

Ashtu si në të parën ndodhi edhe në të dytën, ku dy skuadrat shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 2 me 2. Golat e pjesës së dytë i shënuan Bonaventura për mysafirët dhe për vendasit sulmuesi veteran Maccarone.

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në pozitën e gjashtë me 33 pikë, ndërsa Empoli në të tetën me një pikë më pak.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button