Turqia regjimin e Asadit, DAESH-in dhe YPG-në i konsideron si kërcënim

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se marrëdhëniet Turqi – SHBA edhe pas periudhës së Luftës së Ftohtë gjithmonë kanë qenë të strukturuara dhe të bazuara në një vizion strategjik të plotë, shumë të ndryshme dhe të veçanta, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë, në takimin mes kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu dhe zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, është arritur konsensusi për përforcimin e koordinimit dhe përdorimin e iniciativave të reja në lidhje me luftën kundër DAESH-it në Irak dhe për çështjen e kampit Bashika.

“Vizita e Biden është kryer në një fazë kritike ku po përjetohen ngjarje shumë të rëndësishme, veçanërisht në Siri dhe Irak, si dhe në në Ukrainë, të cila përbëjnë shqetësime për të gjithë ne. Kemi kryer vlerësime shumë gjithëpërfshirëse si në takimin kokë më kokë ashtu edhe në atë mes delegacioneve. Ka një rëndësi të madhe që Turqia dhe Amerika në të gjitha këto çështje të vërejnë nga një perspektivë e përbashkët të gjitha këto ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme që po përjetohen përreth nesh” ka theksuar Davutoğlu.

Kryeministri Davutoğlu duke vënë në dukje se me “Biden kanë konfirmuar edhe njëherë se përqafojnë të njëjtën qasje duke mbajtur një qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit” u shpreh: “Për Turqinë terrorizmi është një krim njerëzor pavarësisht se çfarë bazash etnike dhe kulturore, pavarësisht se kundër kujt vendi ndërmerret apo të çfarëdo lloj të arsyejeve që ai paraqet. Ne nuk kemi vërejtur dhe nuk vërejmë asnjë ndryshim mes organizatave terroriste si DAESH, PKK, DHKP-C apo Nusra. Në kuadër të kësaj me SHBA-në kundër të gjitha këtyre organizatave të terrorizmit kemi ndjeshmëri të rëndësishme në çështjen e veprimit të përbashkët. Gjithashtu ndjejmë kënaqësi që bisedimet tona bazohen në kuadër të themeleve të përbashkëta”.

– “Kam shprehur qartë dhe hapur shqetësimet tona të sigurisë kombëtare”-

“Gjatë gjithë vijës kufitare të Turqisë përtej kufijve tanë në Irak dhe Siri fatkeqësisht tani nuk ka një autoritet shtetëror. Turqia në të njëjtën kohë vëren si kërcënim në Siri tre elementë. Së pari është regjimi i cili me persekutimet barbare shkakton fluksin e refugjatëve. Së dyti sigurisht DAESH i cili me aktet tororiste kryen krime njerëzore. Së treti YPG, sepse në të njëjtën mënyrë në zonat që ka nën kontroll me një logjikë të plotë të spastrimit etnik po spastron arabët dhe turkemenët si dhe kurdët të cilët nuk mendojnë si ato, dhe gjithashtu brenda Turqisë ka kryer aktivitete në mbështetje të terrorizmit. Këto tre elementë ne i vërejmë si kërcënim dhe kundër këtyre mbajmë një qëndrim të vendosur për të hedhur të gjitha hapat që nevojiten për sigurinë kombëtare” tha Davutoğlu.

Kryeministri i Turqisë u shpreh se me zv.presidentin amerikan kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me procesin e tranzicionit në Siri. “Gjatë bisedimet të paqes për Sirinë në periudhën e ardhme ne shohim dy pika në bazë të përbashkët. E para që të mos ketë asnjë paqartësi dhe asnjë mjegull në lidhje me çështjen e përfaqësimit të opozitës siriane. Ne si Turqi shprehim kënaqësinë që edhe Amerika shpreh këtë mendim. Është shumë e rëndësishme që në radhët e opozitës të ndodhet neto vetëm opozita legjitime e Sirisë”.

– “Asnjë vend mik dhe aleat nuk pranon hendeqet dhe barrikadat”-

“Jam i sigurtë se asnjë vend mik dhe aleat nuk do të pranonte që brenda kufijve të tij forca armatosura jo legjitime dhe jashtë kontrollit të qeverisë të vendosnin mina, të hapnin hendeqe dhe të vendosnin barrikada në asnjë fshat, komunë apo qytet. Në lidhje me këtë i kam shprehur haptazi pikëpamjet tona”- ka theksuar në fjalën e tij Davutoğlu. Ai ka shtuar më tej se prania e YPG-së është një pjesë e organizatës terroriste PKK, ku dhe prania e PKK-së në Irak ka bërë të nevojshme që Turqia të japë një përpjekje efektive kundër PKK-së dhe DAESH-it në Irak.

– “Kategorikisht nuk dëshirojmë të shikojmë elementë të DASEH në kufijtë tanë”-

Kryeministri turk ka theksuar më tej: “Në kufijtë tanë kategorikisht nuk duam të shikojmë elementë të DAESH-it. Lufta e opozitarëve të moderuar sirianë kundër DASEH-it kohët e fundit është një luftë e cila mbështetet nga Turqia dhe SHBA-ja. Por kemi shprehur shqetësimet tona të përbashkëta që gjatë kësaj lufte operacionet ajrore të Rusisë të mos pengojnë dhe të mos ndërpresin këtë luftë. Ne në kufijtë tanë nuk dëshirojmë të shikojmë as elementë të DASEH-it dhe PKK-së dhe as të forcave paramilitare të regjimit” tha Davutoğlu.

– Në bisedimet e paqes për Qipron ofruan një kontribut shumë serioz”-

Kryeministri Davutoğlu ka përfunduar fjalën e tij duke theksuar se: “Unë i shpreh edhe njëherë falënderimet. Me vizitën e tij në ishull ka ofruar për bisedimet e paqes për çështjen e Qipros një kontribut shumë serioz, duke kryer takime me të dyja palët. Urojmë që në ditën, javët, muajt në vijim të gjejmë një zgjidhje të përhershme në Qipro. SHBA-ja këtu do të luajë një rol të rëndësishëm. I shpreh edhe njëherë falënderimet e mia për kontributet e dhëna”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button