Bomba në farmacinë e babait të Tahirit, “arrest me burg” për Baftjar Brukën

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri la në fuqi masën “arrest me burg” të shpallur gati një vit më parë ndaj Baftjar Brukës, njëri ndër gjashtë të dyshuarit si të implikuar në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të tentativës për të shpërthyer lëndë plasëse pranë një stacioni autobusi.

Gjatë kësaj kohe, 25-vjeçari Bruka ka qenë i kërkuar nga policia, ndërkohë që u ekstradua të enjten e kaluar nga Stokholmi, ku edhe ishte kapur nga policia. Ai dyshohet, si edhe bashkëpunëtori i tij Vladimir Gjuta, për vepra me qëllime terroriste, krijim i organizatës kriminale dhe kryerje të këtyre veprave në kuadër të organizatës kriminale.

Ngjarja më e rëndë ka lidhje me shpërthimin e telekomanduar në farmacinë e Bashkim Tahirit, ndërsa zbardhja e ngjarjes u krye nga një kartë telefoni e përdorur. Vleftësimi i masës së sigurisë ndaj 25-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që për këtë episod ndodhen nën masën e arrestit me burg të shpallur nga Gjykata e Krimeve të Rënda edhe 5 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button