Rinia e Lëvizjes BESA: Figura e Isa Boletinit po keqpërdoret

Rinia e Lëvizjes BESA konsideron dhe njëkohësisht ndjehet e fyer me përçmimin që ia bën BDI-ja figurës së Boletinëve, duke e vendosur në periferi – në fshatin Saraj, kur sipas tyre, vendi i tij do të duhej pa dyshim të ishte mu në qendrën e Shkupit.

“Në këtë situatë kur kemi mungesë të kushteve elementare, si: mungesë të ndriçimit rrugor, mungesë të rrugëve të asfaltuara, mungesë të urave e mungesë të shkollave dinjitoze…, me keqardhje duhet të konstatojmë se Isa Boletini nuk do të ndjehej aspak mirë të vendosej në një mjedis, ku kushtet e jetesës i ka si të shekullit XII”, thonë nga Lëvizja Besa.

Rinia e Lëvizjes BESA gjatë mbrëmjes nëpër Saraj kanë shkruar grafite me mbishkrimin “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së.” nëpër gjithë territorin e Sarajit, sipas tyre, me qëllimin për ta ruajtur figurën historike shqiptare, Isa Boletini nga keqpërdorimet e ulëta politike.

“Kur jemi këtu, meqë BDI-ja po i vendos figurat emblematike shqiptare nëpër fshatra, i sugjerojmë kreut të saj, Ali Ahmetit, që një bust të ish diktatorit Enver Hoxha ta vendosin në Zajaz”, shtojnë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button