Turqia dhe Gjermania të gatshme për luftë të përbashkët kundër DAESH-it

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit kokë më kokë kanë kryesuar takimin konsultativ ndërqeveritar Turqi-Gjermani dhe pas një darke zyrtare pune kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Davutoğlu theksoi se “DAESH-i është një kërcënim kundër njerëzimit dhe Turqia me Gjermaninë së bashku janë të gatshme të luftojnë kundër terrorizmit në çdo vend në Irak, Siri, në Turqi në Gjermani”.

“Merkelit i kemi borxh një falenderim. Dhe kjo është sepse në një kohë kur në botë dhe në Europë mbizotëronte qetësia në çështjen e refugjatëve, në një kohë ku prej tre katër vitesh nuk mendohej ndonjë masë për tragjedinë njerëzore, e nderuara Merkel në lidhje me këtë çështje kontribuoi për formimin e një vetëdijeje serioze në Europë. Ajo me deklaratat e saj ka bërë që politika nuk duhet të luftojë vetëm me disa probleme që lindin. Gjithashtu duke vendosur një qëndrim njerëzor kur ka qenë e nevojshme ajo ka treguar se ndaj të gjitha çështjeve njerëzore duhet të vërehen nga kjo pikëpamje” ka theksuar Davutoğlu, raporton Anadolu Agency.

Davutoğlu duke theksuar se në Siri nuk ka mbetur asnjë vend i sigurtë u shpreh më tej se “Pas ndërhyrjes së Rusisë fatkeqësisht në Siri tashmë nuk ka mbetur asnjë vend i sigurtë. Kushtet në Siri janë në përkeqësim. Por ne duke mos humbur shpresën për sirianët ndodhemi në një situatë ku duhet të punojmë natë e ditë edhe për të ofruar kushte të mira refugjatëve, por edhe për të mundësuar një paqe të përhershme në Siri. Jam i mendimit se në këtë çështje ka punë të rëndësishme që do të kryejmë me Gjermaninë”.

Kryeminitri Davutoğlu ka deklaruar ndër të tjera se: “Në mënyrë që mos të abuzohet me vuajtjen e refugjatëve dhe që kjo të mos kthehet në emigrim ilegal kryesisht për refugjatët që vijnë nga vendet e treta, kemi marrë disa masa në lidhje me vizat. Në të njëjtën mënyrë kemi rritur bashkëpunimin tonë në bregdetin e Egjeut me Frontex”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button