Berisha: Vrasësit të Fierit iu gjetën mesazhe nga Saimir Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një akuzë të fortë ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit, në telefonin e vrasësit në atentatin e Fierit u gjetën mesazhe të Tahirit.

Dje u zbulua se një punonjës i Shërbimit Informativ shtetëror ka bashkëpunuar me Ilir Memushajn për atentatin e Fierit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe u plagosën Klemend Kastrati dhe Elton Margariti.

Sipas informacioneve të dhëna nga drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organizuar dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Renda, Blerim Tominaj, punonjësi i SHISH-it i dha informacion Ilir Memushajt se ku ndodhej treshja që u sulmua me armë në Levan të Fierit.

Statusi i plotë i Berishës:

Dy standarde! Dyfytyrësi e Edi Ramës! Oficeri i shërbimit inteligjent që informoi vrasësit, me të drejtë u arrestua! Po Saje qorri, që i dërgoi sms Memushit, pse nuk arrestohet?

Të dashur miq, dje prokuroria prangosi në një operacion për t’u përshëndetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njëkohësisht vëllai i avokatit direkt të Edi Ramës, Ermal Bushi, si kriminel që kishte informuar vrasësit për vendndodhjen e viktimave të tyre.

Por burime informacioni bëjnë me dije se në celularin e Memushit, të arrestuar me akuzën e vrasje të fundit në Fier të Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, janë gjetur edhe mesazhe të Saje qorrit, që e implikojnë thellë Sajen në këtë krim. Mësohet se Saje qorri këto dite do të kërkojë të hetohet…s.b.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button