Afatet për pastrimin e listës përplasin partitë politike

Të ftuarit e mbrëmshëm në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M, me qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket metodologjisë së pastrimit të listave zgjedhore. Opozita është skeptike nëse lista zgjedhore do të ishte gati deri në 24 prill.

Arben Taravari nga LR-PDSH afatin e pastrimit të listave e ka konsideruar të skaduar, ndërkohë që ka adresuar një sërë akuzash ndaj zgjedhjeve të kaluara në momentin kur Bujar Osmani ato i ka konsideruar zgjedhje me standarde të vendeve nordike.

Edmond Ademi nga LSDM-ia, theksoi se është e pamundur dhe nuk ka kohë fizike që të realizohet pastrimi i listës zgjedhore deri më 5 prill, datë kjo e paraparë për përmbushjen e këtij obligimi nga KQZ.

Nga ana tjetër, Bujar Osmani nga BDI-ja është shprehur optimist se një gjë e tillë mund të arrihet dhe se nëse oraret e ditës janë të pamjaftueshme, mund të punohet deri natën vonë, e pse jo edhe 24 orë. Ai shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të pranuar gjithçka që kërkon opozita me qëllim të zgjedhjeve kredibile.

Në fund të debatit mbisundoi një frymë liberale ku panelistët e emisionit, njëri-tjetrin e konsideruan konkurrentë në politikë e jo kundërshtarë, ku sipas tyre bëhet fjalë për një frymë të re të politikbërjes në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button