Ende shumë paqartësi çfarë do të ndodh dhe kur do të fillojë pastrimi i Listës zgjedhore

Gjendja aktuale:

Derisa vetëm 3 muaj na ndajnë nga data e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, Komisioni Shetëror Zgjedhor ende nuk ka filluar ta pastrojë listën zgjedhore. Kjo sipas tyre, është si rezultat i asaj që ende presin sugjerimet e partive politike për metodologjinë tani më të propozuar të KSHZ për pastrimin e listës.

Aktualisht, në bazë të metodologjisë që e ka propozuar ky organ, KSHZ do të kryqëzojë informatat nga 13 institucione relevante, për të marr numrin e saktë nga për personat për të cilët nevojitet kontrollimi në terren. Sipas analizave të KSHZ, numri i kontrolleve në terren mund të jetë i madh dhe të arrijë deri më 100 mijë (për amvisëri).

FSPI, DAP, Banka Popullore, Agjencia e kadastrës, Ministria e punës dhe politikës sociale. Megjithatë, sipas anëtarëve të këtij institucioni, ka edhe shumë punë që të mund të thuhet se ka zgjedhje korrekte me listë të pastruar zgjedhore.

Siç njoftojnë ata, KSHZ edhe më tej s’ka rregullore për përditësim, që praktikisht nuk lejon as ky proces të filloj e aq më pak të konfirmohen afatet për kryqëzimin e bazave të të dhënave të votuesve si dhe të zbatohet kontrolli në terren. Për përditësimin e të dhënave nevojitet softuer, që për momentin KSHZ nuk e ka.

Tek tani pritet të porositet softueri i cli duhet të “plotësohet” me të dhëna që të mund t’i realizoj me ato të institucioneve që posedojnë me të dhëna të tilla, me çka do të shkoj ndoshta më shumë se 1 muaj, dhe madje pas kësaj të filloj operacion për pastrimin e listave të zgjedhësve. Me rregullat e reja, KSHZ bëhet institucioni i vetëm kompetent për udhëheqjen e listës së zgjedhësve, që prej tani duhet të përditësohet njëherë në muaj.

Qëndrimet e partive

Si që mëson Portalb, gjatë bisedimeve në Përzhino të gjitha partitë politike qysh në shtator ishin pajisur me një analizë të ekspertëve të IFES (organizatë amerikane e cila ndihmon në mbajtjen e zgjedhjeve), ku parashiheshin tre opsione për pastrimin e listës zgjedhore.
Partitë atëbotë, duke shtuar edhe sugjerimet e tyre, ishin pajtuar që listat të pastroheshin sipas opsionit të tretë, respektivisht metodologjisë, tashmë të propozuar nga KSHZ, duke e patur të qartë se e njejta kërkon 30 javë për t’u realizuar.
Mirëpo më pas, VMRO dhe BDI tërhoqën të gjitha propozimet e tyre dhe shpërbënë Parlamentin, duke theksuar që pajtohen me metodologjinë e KSHZ.

PDSH jozyrtarisht gjithashtu pajtohet me metodologjinë.

Ndërkaq LSDM ende mban qëndrimin e padefinuar: duke u deklaruar se është për metodologjinë por me disa ndryshime:

  1. Nuk duan verifikimin e pjesshëm, por të plotë në terren për të cilën mendojnë se mund të përfundojë për katër-pesë muaj. LSDM mendon që duhet të verifikohen të dhënat e të gjithë votuesve dhe jo vetëm të atyre për të cilët ekziston dyshim.
  2. Vlerësojnë se propozimi nuk është aq i qartë sepse nuk specifikon çfarë ndodh me ato votues për të cilët do të vërtetohen parregullsi, ose thjesht një kohë të gjatë janë shpërngulur jashtë vendit.

Qëndrimi i KSHZ

Disa nga anëtarët e KSHZ-së deklaruan për Portalb se besojnë që lista zgjedhore deri më 24 prill mund të pastrohet, ndërsa të tjerët nuk e besojnë një gjë të tillë. Megjithatë, të gjithë janë të një mendimi: pastrimi i listës zgjedhore është parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ju e dini se është proces i ndërlikuar çështja e pastrimit të listës zgjedhore, që të kemi listë zgjedhore kredibile dhe të besueshme. Por KSHZ ka marrë të gjitha parametrat e saj për metodologjinë e azhurimit të listës zgjedhore.” tha Subhi Jakupi, anëtar në KSHZ nga radhët e BDI-së.

“Besoj që deri në afatin kohor të cilin e kemi, deri në fund të marsit do të kemi listën e zgjedhësve të përpunuar, të spastruar dhe të përgatitur për zgjedhjet që duhet të mbahen më 24 prill.” shtoi ai.

“Ne si KSHZ punojmë dhe japim gjithçka që është e mundur që zgjedhjet të realizohen më 24 prill. Për ne data e zgjedhjeve është 24 prill dhe do të punojmë që ta arrijmë atë datë.”deklaroi Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së (nga radha e ekspertëve).

“Kushti i parë për t’u mbajtur zgjedhjet është pastrimi i listës zgjedhore. Dhe kur them që do të bëjmë çmos, unë besoj se mund të pastrohet. Ne kemi angazhuar një grup konsultuesish, ku ka përfaqësues nga iniciatorët, nga SHBA dhe të gjitha partitë politike dhe presim që ato të na caktojnë planin e tyre se çka mendojnë, si mendojnë dhe sa kohë do zgjase. Sot dhe nesër do t’i dëgjojmë se çka kanë për të thënë dhe do ta shohim.”-tha Prekopuca.

Por, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski (nga radha e ekspertëve), pas takimit me katër përfaqësuesit e partive politike njoftoi mediat se teknikisht, zgjedhjet mund të mbahen, por kontrollimi dhe pastrimi i listës së zgjedhësve nuk mund të bëhet deri në prill.

Sipas ish kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, KSHZ zvarrit punimet për pastrimin e listës zgjedhore për arsye të panjohura.

“Vlerësoj se KSHZ-ja, nuk e di se për çfarë arsyesh, vonon me të gjithë përgatitjet. Ai është trup profesional dhe duhet të punojë në kontinuitet. KSHZ-ja duhet të dilte me deklaratë, pavarësisht nëse dikush mendon ndryshe, aty vendos shumica, të dalë me vendim dhe të thotë, gjendja e listës së zgjedhësve është kështu dhe këto afate ne nuk mund t’i ruajmë, kërkojmë nga liderët e partive politike që këtë ta kenë parasysh”-tha Novakovski.

LEXO: Ja cila është metodologjia e KSHZ-së për pastrimin e Listës Zgjedhore
LEXO: Lista zgjedhore, dilemat rreth saj, a mund dhe pse duhet të pastrohet?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button