(PËRDITËSIM) Përmbytja e varkës në Egje, rritet numri i të vdekurve (FOTO)

Numri i të vdekurve në fatkeqësinë në Detin Egje u rrit në 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Rojes bregdetare turke thuhet se pas njoftimit se një grup njerëzish në Detin Egje kanë nevojë për ndihmë, në rajon janë dërguar një helikopter dhe 3 gomone.

Permbysje e refugjateve (4)

Roja bregdetare ka njoftuar se 4 personat e shpëtuar dhe një trup i pajetë me varkën e peshkatarëve janë dërguar në portin Foça. Ndërsa si rezultat i punimeve të shpëtim- kërkimit deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 12 refugjatëve.

Punimet e kërkim- shpëtimit në rajon vazhdojnë si nga deti ashtu edhe nga ajri.

Permbysje e refugjateve (3)

Permbysje e refugjateve (2)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button