Kompania SJ: Kërkon masë të përkohshme për hapjen e Mekdonalds
Kompania SJ sot kumtoi se me vonesë të vogël i plotëson të drejtat e marrëdhënies së punës të të punësuarve në restorantet Mekdonads të Shkupit, të cilët paradokohe u mbyllën. Kompania do t’i plotësojë të gjitha detyrimet e ndërmarra ndaj të punësuarve edhe krahas kësaj që restorantet nuk punojnë gjashtë muaj, theksohet në kumtesën e sotme.
Restorantet e Mekdonalds në Maqedoni janë mbyllur në gjysmën e parë të këtij viti dhe siç theksojnë nga Kompania SJ, pasi që qendra e Mekdonaldsit në mënyrë të papritur dhe të njëanshme e ka ndërprerë kontratën.
“Edhe pse fillimisht ishin planifikuar tre muaj, nga 13 maji i vitit 2013 kompania të punësuarve u siguron, në dy muajt e fundit me pak vonesë, të drejtat e marrëdhënies së punës edhe krahas asaj që restorantet nuk realizojnë të ardhura tani më gjashtë muaj.
Në lidhje me gjendjen dhe mundësitë, të punësuarit janë njoftuar me kohë, informojnë nga SJ Kompani.
Kompania Sj ndërkohë ka kërkuar nga organet gjyqësore kompetente të sjellin masë të përkohshme për hapjen e restoranteve deri në përfundim të procedurave juridike mes dy kompanive.
Ndërkohë, siç thuhet në komunikatëm, kompania SJ është në negociata me subjekte tjera, duke tentuar edhe në këtë mënyrë të punësuarve t’u hapë mundësi për angazhman të mëtutjeshëm pune në kompani të tjera me veprimtari të ngjashme.