Videoprezantim i jetës së Nënës Terezë në gjuhën e shenjave

Shtëpia-përkujtimore e Nënës Terezë sot promovoi projekt “Heshtja tregon për Nënën Terezë” – videoprezantim 20-minutësh për jetën dhe misionin e humanistes dhe nobelistes nga Shkupi i rrëfyer në gjuhën e shenjave, njofton TV21.

Autore e projektit është Cvetanka Vuçkovska, kustos-ciceron në Shtëpinë-përkujtimore të Nënës Terezë, e cila në prezantim tha se ideja ka qenë që të gjithë vizitorëve të muzeut t’u prezantojnë rrëfimin jetësor të Nënës Terezë. Theksoi se lehtë komunikojnë me vizitorët nga e gjithë bota, përveç me personat me dëgjim të dëmtuar me të cilët, siç tha, kanë pasur barrierë në komunikim.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska theksoi se promovimi i këtij projekti pikërisht në Shtëpinë-përkujtimore të Nënës Terezë është i rëndësishëm për shkak se, siç tha, përmes saj në mënyrë simbolike, në frymën e misionit dhe angazhimeve të Nënës Terezë, tregojmë kujdes për personat me nevoja të posaçme të cilët janë faktorë të barabartë në shoqërinë tonë.

Në promovim mori pjesë edhe akademiku kroat Darko Gashparoviq, fitues i sivjetmë Çmimit botëror për humanizën të cilin e ndan Akademia e Ohrit për humanizëm, rast për të cilin shtëpia botuese “Feniks” publikoi përzgjedhje nga esetë e tij.

Gashparoviq theksoi se ndjen entuziazëm dhe falënderim të madh që merr pjesë në Shtëpinë-përkujtimore të Nënës Terezë të cilën e ka vizituar para gjashtë viteve. Tha se është respektues i madh i Nënës Terezë e cila, shtoi, i përket Shkupit ku e ka filluar rrugën e saj misionare dhe përhapjen e dashurisë nëpër botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button