Berisha: Rama flet me qytetarët dhe opozitën, sikur po i drejtohet palës së Assadit

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për armët kimike.

Ish-kryeministri Sali Berisha në të parin qëndrim zyrtar lidhur me mundësinë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se po hermetizojnë me një akt të papërgjegjshëm dhënien e çdo informacioni për një çështje kaq sensitive për vendin.

Në rrjetin social facebook Berisha thekson se informimi i qytetareve dhe opozitës është detyrim ligjor dhe kushtetues. “Te dashur miq, prej mese tre javësh opinioni publik shqiptar ndjek thellësisht i tronditur lajmet e mediave botërore, sipas te cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen ne Shqipëri te arsenalit sirian prej 1300 ton (njërit prej me te mëdhenjve ne bote) te armeve kimike për tu shkatërruar ne vendin tone. Ndërkohe qeveria Rama-Meta, ne një akt te papërgjegjshëm por dhe poshtërues mban me fanatizëm kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozitës shqiptare sikur këta te mos ekzistonin, te mos jetonin ne ketë vend apo sikur ata nuk duhet te kenë qëndrimin e tyre te bazuar ne te dhëna te sakta për një çështje te rendësish te dorës se pare, jo vetëm për boten dhe qeverinë shqiptare por dhe për opozitën dhe qytetarët shqiptarë. Ata flasin me shqiptaret dhe opozitën sikur flasin me armiqtë apo me palën e Asadit dhe ky është turp dhe vetëm turp. Informimi i qytetareve dhe opozitës është detyrim ligjor dhe kushtetues. Por për qeverinë Rama – Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë!” shprehet Berisha.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionarin për Zgjerim në BE, Stefan Fule tha se qeveria shqiptare ende nuk ka marrë asnjë vendim. Rama i cilësoi si të pavërteta deklaratat e bëra ditët e fundit në media duke theksuar se është e padrejtë ta krahasosh këtë çështje me ndalimin e eksportit të mbetjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button