Saraçini: Edhe gjashtë thirrje të reja për koncesione të burimeve minerale

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini paralajmëroi gjashtë thirrjet e reja për dhënien e koncesioneve për hulumtime gjeologjike dhe eksplorimin e burimeve minerale.

Ministri Saraçini tha se në periudhën e fundit, Ministria e Ekonomisë ka bërë ndryshime drastike në legjislacionin në fushën e burimeve minerale, në mënyrë që të shkurtojë afatet dhe të thjeshtëzoj procedurat,  për të tërhequr më shumë investime, sidomos investitorë të huaj në vend.

‘Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi gjashtë thirrje të reja për dhënien e koncesioneve për hulumtime gjeologjike dhe eksplorimin e burimeve minerale në 53 lokacione, nga të cilat 50 lokacione për studime gjeologjike të burimeve minerale,  dhe atë për metale 8 lokacione, për burime jo- metalike 30 lokacione, gurë dekorativë 6 lokacione, për ujëra minerale dhe gjeotermale 6 lokacione si dhe 3 lokacione  për shfrytëzimin e resurseve minerale, nga të cilat një lokacion për eksplorimin e metalit, një për ujë mineral dhe një për ujë  tremomineral’ , tha Ministri Saraçini. 

Thirrjet e hapura do të shpallet në periudhën e ardhshme, ndërsa lokalitetet e parashikuara për dhënien e koncesioneve për hulumtime të hollësishme gjeologjike të burimeve minerale, ku do të kryehen veprimtaria koncesionuese mbulon shumë komuna në vend. Duke pasur parasysh se për secilin lokacion nevojiten minimum  2-3 punëtorë, për të gjitha 50 lokacionet do të hapen rreth 150 vende të reja pune.

‘Sipas ndryshimeve të Ligjit për burimet minerale, si risi parashikohet që dhënia e koncesioneve për hulumtime gjeologjike dhe eksplorimin e burimeve minerare të jetë përmes ankandit elektronik, me të cilën gjë arrihet shkallë maksimale e transparencës në dhënien e koncesionevepër  burime minerale’, tha Ministri Saraçini. 

Ministri tha se qëllimi është që të krijohen kushte të reja për rritje ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, me çka do të mundësohet fluks i fondeve.

Në periudhën nga 1 janari 2013 deri sot janë nënshkruar marrëveshje për dhënien e koncesioneve për burimet e detajuara gjeologjike dhe minerale në gjithsej 90 lokalitete.

Lajme të ngjashme

Back to top button