LSDM: Stavreski i futi në borxh qytetarët edhe për 13 milionë euro

“Pushteti i VMRO-DPMNE-së, vazhdon t’i fus në borxhe të reja qytetarët e Maqedonisë. Ditë më parë Stavrevski borxhin e shtoi edhe për 13 milionë euro”, akuzojnë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, Stavrevski e ka bërë veprimin më dëshpërues, duke i rritur normat e interesit për letrat me vlerë.

“Sipas të dhënave të publikuara, norma e interesit për letrat me vlerë njëvjeçare, në ankandin e fundit ka qenë 2.50, ndërkaq te kjo e fundit 2.60%. Te Letrat me vlerë për 15 vjet ka qenë 4%, ndërkaq tani është 4.30%.”, shtojnë nga LSDM.

LSDM, akuzon pushtetin që paratë e letrave me vlerë do t’i shfrytëzojë për qëllime parazgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button