Fotografi e shtrembëruar

 [Recension: Negociata të pasuksesshme: Zaevi e lëshoi mbledhjen në panik, Han garanton zgjedhje demokratike]

Recensojmë një tekst spinues ku është shtrembëruar krejtësisht situata reale. Në të ka të pavërtetë, spin, anshmëri, gjuhë ofenduese, ndërsa në një pjesë e vërteta është zëvendësuar me koment.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: Negociata të pasuksesshme: Zaevi e lëshoi mbledhjen në panik, Han garanton zgjedhje demokratike

Data dhe koha e publikimit: 16.01.2016, 17:58

Data e recensionit: 19.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

E PAVËRTETË, SPIN, ANSHMËRI…

Të shkojmë me radhë.

  1. E pavërtetë!

“Pasi partia në pushte përmbushi GJITHÇKA PËR TË CILËN ISHTE ARRITUR MARRËVESHJE…”

Dëshmia:

“Marrëveshja e Përzhinos edhe më tutje është në funksion dhe duhet të realizohet në tërësi. Për fat të keq, gjatë kësaj, akoma ka shtyrje të konsiderueshme në shumë fusha”, thuhet në komunikatën e Аmbasadës së RF të Gjermanisë.

“Duhet të kryhet edhe shumë punë për zgjedhje të drejta, veçanërisht sa i përket listës zgjedhore, mbulimit të balancuar mediatik dhe qasjes së barabartë në media”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Shkup.

Spini!

“…GJITHÇKA që duhej ishte që LSDM-ja të pajtohet për zgjedhje, mirëpo kundërshtimi i opozitës, negociatat e fundit i çoi në qorsokak…”

Dëshmia:

LSDM-ja tha se nuk ka problem me zgjedhjet nëse përmbushet gjithçka që u dakordua në Përzhinë, garantues të së cilës, në mes të tjerëve, janë BE-ja dhe SHBA-të. Domethënë, shtrembërohet situata dhe imponohet mendimi se opozita është kundër zgjedhjeve.

Anshmëria!

“Kryeministri Gruevski konfirmoi se Zaevi nuk ka dashur të negociojë për asgjë tjetër përveç se për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se të gjitha përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme dhe se Zaevi gjatë gjithë kohës është lutur që ato të shtyhen.”

Dëshmia:

Në esencë, mungon pala e dytë në këtë tekst. Mungon qëndrimi i LSDM-së, gjegjësisht pozita se pse dështoi rundi i fundit i negociatave. Është vënë vetëm pjesa e deklaratës së liderit të opozitës se negociatat kanë dështuar… E pse dhe si kanë dështuar, kjo nuk është me rëndësi?!

Komenti!

“I kotë optimizmi i Hanit, negociatat në rezidencën e BE-së përfunduan pa sukses pasi lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, nën presionin e faktorit ndërkombëtar, në panik e lëshoi mbledhjen e cila zgjati më shumë se tetë orë.”

Dëshmia:

Përgjegjësia për mossukesin t’i hidhet vetëm njërës palë dhe të ashtuquajturit inat të saj. Mirëpo, a është ashtu? Reagimet e një pjese të publikut (edhe atë jo vetëm atij politik), si dhe pozitat e disa nga vendet-anëtare më me ndikim të BE-së (i përmendëm më lartë) flasin për atë se përgjegjësia duhet të kërkohet edhe te pala tjetër.

Gjuhë e pahijshme!

“Lideri i LSDM-së gjatë lëshimit të negociatave nuk arriti që fshehë pamjen e fytyrës, e cila tregonte një depresion të thellë dhe nervozë të fortë për shkak të qëndrimit të Brukselit dhe të tre pjesëmarrësve të tjerë në negociata…”

Mënyra se si përshkruhet pamja e jashtme e Zaevit kufizohet me vullgaritet dhe i jep një ton ofendues gjithë materialit.

Rezultati i qasjes së këtillë është një artikull i përgatitur në mënyrë jokorrekte dhe joprofesionale, që krijon një pasqyrë krejtësisht të gabuar për ngjarjen – takimin e fundit të liderëve (15 janar 2016), mirëpo edhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend. Në të janë shkelur disa amandamente të Kodit të gazetarëve, duke e përfshirë edhe preambulën, ku në mënyrë të qartë thuhet:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button