Këshilli i Prokurorëve do ta kontrollojë punën e prokuroes speciale Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva, do të duhet të jep llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale.

Këtë të fundit duhet ta bëjë më 27 janar, pasi që seanca e Këshillit të Prokurorëve në të cilën pas dyerve të mbyllura do të duhej të diskutohej për punën e prokurores speciale, Katica Janeva nuk u mbajt.

Seanca u prolongua për në 27 janar, ndërkaq sipas burimeve të TV Telma, arsyeja e shtyrjes është, se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button