10 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Me rastin e përvjetorit të dhjetë të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetsh.

Kryesuesit e Degëve të LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit Rugova në Velani në orën 09:30.

Homazhe tek varri i tij, në orën 10:00 do të bëj edhe presidentja e vendit, Atifiete Jahjaga, ndërsa në orën 10:00 homazhe do të bëj edhe kryetari i LDK-së njëherësh kryeministri Isa Mustafa,

Ky i fundit së bashku me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, pas homazheve do ta vizitojnë familjen Rugova.

Po në këtë përvjetor partia që drejtohet nga Isa Mustafa duke filluar nga ora 12:00, , organizon akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Shefi i Qeverisë, do të merr pjesë edhe në ekspozitën dokumentare me fotografi të ish-presidentit, dr. Ibrahim Rugova, që do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 14:00.

Kurse, në orën 18:00, nën patronazhin e presidentes së vendit, në Teatrin Kombëtar, organizohet akademi përkujtimore.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button