Zyrtare: LSDM definitivisht bojkoton zgjedhjet me datë 24 prill por mban ministrat (VIDEO)

Këshilli Qendror i LSDM-së, vendosi për hapat e ardhshëm të partisë duke konfirmuar kështu vendimin për të mos marr pjesë në zgjedhjet me datë 24 prill. Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev tha se LSDM gjithashtu vendosi që dy ministrat Frosina Remenski dhe Oliver Spasovski si dhe tre zëvendësministrat të qëndrojë në qeveri deri në shkurt 24, dhe e njëjta vlen edhe për deputetët e kësaj partie.

Kjo parti, i jep shans deri më 24 shkurt zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Domethënë që deri me datë 24 shkurt, para shpërbërjes së Parlamentit LSDM pret të korigjohet vendimi për caktimin e zgjedhjeve me datë 24 prill, në mënyrë që të plotësohen kërkesat për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të rregullta nëpërmjet pastrimit në kohë të listës së zgjedhësve dhe rregullimit në kohë të mediave.

Në qoftë se mbetet vendimi  i VMRO-DPMNE dhe BDI për zgjedhje me datë 24 prill, LDSM do të tërhiqet ministrat dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, tha Zaev.

“Maqedonia Demokratike insiston që marrëveshja e Përzhinos të përmbushet plotësisht, sepse nuk ka alternativë për këtë marrëveshje. Vendimi i njëanshëm i qeverisë që të shpërndajë parlamentin më 24 shkurt dhe të shkojnë në zgjedhje më 24 prill duke mos i plotësuar paraprakisht kushtet për zgjedhje demokratike dhe të drejta e vendosën LSDM-në para dy opsioneve. Ti braktisë institucionet shtetërore apo të jep mundësinë për të korrigjuar vendimin me të cilin u caktua data e zgjedhjeve. Mbetemi të përkushtuar ta zbatojmë Marrëveshjen e Përzhinës”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas mbledhjes së Kryesisë Qendore.

“Konkluzionet janë: zgjedhje demokratike të drejta dhe në rregull janë domosdoshmëri për Maqedoninë e jo data e zgjedhjeve. Maqedonia nuk ka nevojë që të ketë sërish zgjedhje të parregullta. Prandaj, ndryshimi i datës së zgjedhjeve nuk është dëshirë e opozitës, por nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos” tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button