Daçiq në Tiranë: T`i zbusim raportet politike me Shqipërinë

Marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe deklaratat ndaj palëve politike duket se i përkasin një kohe të shkuar.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin tripalësh në Tiranë, Shqipëri- Itali- Serbi, minsitri i jashtëm serb, Ivica Daçiq u shpreh për një zbutje të marrëdhënieve politike, duke shmangur mungesën e stabilitetit politik.

“T’i zbusim marrëdhëniet tona nga ana politike dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona, dhe në këtë kontekst presim të zbatohen të gjitha projektet që kemi diskutuar gjatë takimit tonë, duke përfshirë këtu edhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve. Ne vërtetë do të donim që të gjitha dallimet që ekzistonin mes nesh, t’i lëmë pas e të gjejmë një emërues të përbashkët. Të shmangim mugesën e stabiliteti politik”, u shpreh Daçiç gjatë konferencës së përbashkët, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button