Ministri ukrainas: Nga embargoja ruse kemi humbur vetëm 98 milionë dollarë

Ministri për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë i Urainës, Aivaras Abromavicius deklaroi se vendi i tij për shkak të embargos ruse “ka humbur gjithsej 98 milionë dollarë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Abromavicius mbajti një konferencë për median ku foli për zhvillimet ekonomike në Ukrainë. Me këtë rast u theksua se embargoja, të cilën Rusia e vendosi ndaj vendit të tij, nuk ka pasur ndikim të madh në ekonominë ukrainase.

“Bëhet fjalë për humbje prej gjithsej 98 milionë dollarë. Sipas pritjeve të qeverisë sonë, në vitin 2016 pritet humbje e përgjithshme mes 420 dhe 600 milionë dollarë”, tha ministri Abromavicius.

Ai tha se nuk është zvogëluar sasia e eksportit ukrainas përmes Rusisë në Azi, dhe shtoi se është mbajtur shuma e eksportit në vlerë prej 1.8 miliardë dollarë.

Ministri shtoi se Ukraina ende nuk mendon për bllokimin e eksportit rus në vendet e treta. Presidenti ukrainas, Petro Porosenko më herët deklaroi se mbyllja e tregut rus për mallrat ukrainas paraqet pjesë përbërëse të luftës kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button