Grabitet kazinoja “Senator” në Shkup
Në Shkup mbrëmë rreth orës 23:30 është grabitur kazinoja “Senator” e vendosur në bulevardin. “Partizanski Odredi”, njofton MIA.
MPB-ja sot kumtoi se kryerësi i panjohur në kazinon “Senator”, i armatosur me pistoletë, ka kryer grabitje mbi të punësuarën, me ç’rast ka marrë rreth 150.000 denarë, dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Merren masa për të gjetur kryerësin.