Prej nesër dritë e gjelbërt vezulluese në semaforët në Shkup

Gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, dritë e gjelbërt vezulluese do të vendoset në të gjitha semaforët në Shkup, ndërsa në terren do të punojnë ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”.

Sipas Ligjit, drita e gjerbërt vezulluese vendoset për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion se përfundon drita e gjelbër dhe kalimi i lirë dhe se do të kthehet drita e verdhë, respektivisht e kuqe.

Drita e gjelbërt vezulluese  vendoset për t’u dhënë informacione shtesë shoferëve, e cilat do të kontribuojë për rritjen e sigurisë në udhëkryqe me semaforë në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit i rikujtojnë shoferët se në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve drita e verdhë tregon ndalimin e kalimit, me përjashtim të automjeteve që në momentin kur do të paraqitet drita e verdhë janë në një distancë nga shenja e ndriçuar ku nuk mund të ndalojnë në mënyrë të sigurtë, dhe mos ta kalojnë atë shenjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button