Dibra, në pilot projektin e Këshillit Evropian, për zhvillim lokal

Dibra dhe Reka janë të përfshirë në pilot projektin e Këshillit  Evropian për zhvillim lokal në rajon,  i cili eksperimenton me programe afatgjate, zhvillimin social dhe ekonomik të territorit bazë të zhvillimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Sipas përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Dejvid Xhonson, ky projekt propozon një proces të ri të bazuar në qasje të integruar drejt konservimit, planifikimit dhe çështjet e zhvillimit, bashkëpunimit multisektorial dhe pjesëmarrjes aktive të të gjitha palëve të interesuara që janë përfshirë në zhvillimin e territoreve. Sipas tij Dibra dhe Reka karakterizohen me trashëgimi të pasur dhe shumë të vlerësuar kulturore dhe natyrore, që e bën atë unik për të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata në këtë takim përshëndeti   projektin për zhvillim lokal që ka për qëllim rezultate pozitive. Ai ndjeu keqardhje  për mos pjesëmarrjen e  Ministrisë së arsimit në këtë projekt përpos ministrive tjera, ministria e cila nuk ka ofruar fonde për godinën e re të gjimnazit të Dibrës.

 Lata në vazhdim tha : ”Duhet të kemi qëllime të mira jo vetëm për të hyrë ne BE, por edhe të kemi trashëgimi kulturore siç e ka Evropa. Sipas Latës,  Reka dhe Dibra kanë një histori dhe metodologji të jetës dhe punës së përbashkët. Në këto projekte nuk duhet të dominon politika, por për fat të keq sipas tij,  dominon edhe më tej.  Vërej në këtë pilot projekt, lëshime të mëdha të resurseve në Dibër dhe në Rekë, dhe atë në fshatin Gari ka qenë minifabrika e prodhimeve të leshta, në  fshatin Banisht dhe në Ame  kanë ekzistuar shtatë mulli dhe nuk figuron asnjë restaurim i tyre, kemi mungesë të restaurimit të xhamive, teqeve në Komunën e Mavrovë-Rostushi, sidomos xhamia e ndërtuar në vitin 1468”, tha Lata.

Ai gjithashtu përmendi edhe shtëpinë  e Jusuf Bagerit në Rekë  dhe  lëshime të tëra të objekteve tjera, duke kërkuar që të bëhet diçka dhe të merren masa tjera për rikonstruimin e tyre. 

Sipas përfaqësuesve evropian arsyetimi qëndron në faktin se ata janë partnerë të projektit, në të cilin ka memorandume dhe norma ligjore. Sipas tyre në saj të dokumenteve të ndryshme që posedon komuna e Dibrës dhe Reka, mund të eksperimentojnë mënyra të formimit të pilot projektit për zhvillim të trashëgimisë kulturore, në Dibër dhe Rekë.

Lajme të ngjashme

Back to top button