5 konkluzat e RDK-së: Ja pse nuk duhet të mbahen zgjedhjet më 24 prill!

Kryesia Qendrore e RDK-së mbajti mbledhje urgjente për të diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në vend për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë mbledhje, Kryesia Qendrore në mënyrë unanime solli 5 konkluza që mund t’i lexoni në vijim:

  1. RDK rithekson se për tejkalimin e krizës së thellë politike sëpari duhet zgjidhur problemet kruciale të vendit dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Për RDK-në nuk ka zgjedhje pa zgjidhje.
  2. RDK mban qëndrim se Maqedonia vetëm në 8 vitet e fundit ka organizuar 4 palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por zgjidhje nuk kemi pa sot e kësaj dite. Për këtë arsye, është naive dhe jo e qëndrueshme të mendohet për organizimin e pestë të zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, pa zgjidhje të problemeve që e sollën vendin buzë greminës. Definitivisht janë pjekur kushtet për zgjidhje dhe jo për zgjedhje.
  3. RDK mban qëndrim se njëanshmëria e shpalljes së zgjedhjeve për 24 prill është kundër frymës së marrëveshjes së Përzhinos, dhe kjo njëanshmëri e VMRO-s, BDI-s, dhe PDSH-së do të ketë pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Shpërndarja e parlamentit para kohe, dhe pa konsensus të përgjithshëm, është një akt antikushtetues dhe kundër frymës së marrëveshjes së Përzhinos. Vendi nuk ka kapacitet të duroj edhe më tutje eksperimente të kësaj natyre sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda për vendin.
  4. RDK mban qëndrim se situata e krijuar në vend mban vulën e BDI-VMRO dhe shpërbërja e parlamentit të vendit për të satën herë hedh posht të gjitha arsyetimet e BDI-së, se për realizimin e kërkesave të kombit shqiptar në vend nuk ekziston vullnet politik te pala maqedonase. Tani u vërtetua qartë se është pikërisht BDI që e mban vulën e moskrijimit të këtij vullneti politik në realizimin e marrëveshjes së Ohrit për 14 vite, dhe kërkesave tjera për zhvillimin e kombit në përgjithësi.
  5. RDK mban qëndrim se komuniteti ndërkombëtarë duhet urgjentisht të ndërhyj në implementimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe raportit Pribe, sepse deri më tani BE dhe SHBA kanë investuar mjaft në këto dy dokumente të fuqishme për daljen e vendit nga kjo krizë e thellë. Komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë lojëra të ulëta të kësaj natyre me marrëveshjen e Përzhinos dhe raportit Pribe, nga këta aktorë lokal, sepse kostoja do të jetë e madhe edhe për faktorin ndërkombëtarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button