Ekzekutohet 45-vjeçari, u qëllua teksa po kthehej në shtëpi

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Nikël të Krujës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme (19 janar) rreth orës 21:00  dhe viktima  është 45-vjeçari Fatmir Pula, i cili u qëllua me breshëri automatiku.

Vrasja ka ndodhur teksa 45-vjeçari po kthehej në banesën e tij.

Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e vrasjes, ndërkohë që dyshimet e para janë për krim pas një debati të çastit.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spitalin e Krujës.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapejn e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button